Lefter Koka 'pushton' këshillin bashkiak në Durrës, mes emrave dhe personi që i dha skafin Tahirit

Partia Socialiste po vijon përgatitjet për zgjedhjet lokale, megjithëse ende asgjë nuk është e sigurë nëse më 30 qershor do të kemi votime ose jo.

PS madje ka hartuar edhe listat e këshilltarëve për bashkitë. 

Bulevard Online ka bërë publike listën e plotë të këshilltarëve të PS-së për Bashkinë e Durrësit, ku del në pah edhe një bashkëpunim mes ish ministrit të LSI Lefter Koka dhe kryeministrit Edi Rama.

Siç mësohet, ndarja mes njerëzve të Lefter Kokës dhe Partisë Socialiste duket se është 50% me 50%.

Njerëzit e Kokës në listën e publikuar janë: Adriana Hatellari, Jurgen Dashi, Violeta Myhedini,  Ardian Peza dhe Tomor Agalliu.

Një emër që tërheq vëmendjen në lista është edhe ai i Orges Liperit, emër i cili është bërë publik në kohën e hetimeve për Saimir Tahirin.

Liperi bëri bujë në media muaj më parë si njeriu që i kishte dhënë skafin privat ish-ministrit, me të cilit ky i fundit kishte udhëtuar drejt Italisë.

LISTAT E PS PËR KËSHILLIT BASHKIAK: