Nuk kanë raporte aspak të mira, por ja ç'thotë Don Phenom për Noizyn

Kur reperi i njohur Noziy publikoi këngën e tij ‘Meksikane’ të gjithë vure re një ngjashmëri  me këngën "Twerkirate" të Don Phenom. 

Dhe ky i fundit e thumboi keq Noizyn në atë kohë.

’ Nëse fjal t’mira naj herë shkruni asht Kur po i merrni tekstet tona e pak më ndryshe po i thuni. Përshendes krejt fansat e mi që më kanë inspiru me shkrujt tekste të bukura, Edhe përshëndes krejt estradën që ka fillu me muzikësi Axha. Jeni krejt nipa e mesat e mi’ shkraunte Don Phenom.

Mirëpo, i ftuar së fundmi në ‘NIN’, Don Phenom ka habitur me fjalët që ka thënë për Noizyn.

“Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën. Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marr për mirë jo negativisht. Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve”, ka përfunduar ai.