‘I vrarë me plumb në kokë’, paraqitet certifikata e vdekjes së Admir Murataj

Në Gjykatën për Krime të Rënda, prokuroria ka paraqitur certifikatën e vdekjes së Admir Muratajt e cila ka mbërritur nga Bashkia e Tropojës.

Në këqyrjen paraprake në certifikatë bie në sy deklarimi se Admir Murataj ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë, në afërsi të syrit, i vrarë në rrugë.

Ende nuk dihet se nga çfarë arme është qëlluar mbi Muratajn, pavarësisht se deklarohet se ai u vra nga Policia.

Seanca për mbylljen e dosjes së tij është shtyrë dy herë të tjera, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të pushohet. Seanca për sot ishte parashikuar të fillonte në 10:00, por akoma nuk ka filluar.