VIDEO/ Piloti hero bën uljen e avionit pa rrotat e përparme, u shpëton jetën 89 pasagjerëve

Një pilot heroik shpëtoi jetën e 89 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, duke ulur aeroplanin e tij pa rrotën përpara pasi pajisja e uljes së avionit nuk arriti të vendosej.

Pamjet e pabesueshme të uljes së emergjencës tregojnë hundën e aeroplanit të Myanmar Airlines që goditi pistën, ndërsa pjesa e përparme e avionit tërhiqet përgjatë terrenit.

Shumë kanë lavdëruar veprimet e kapitenit burmez të aeroplanit, i cili shkarkoi karburantin e tij para uljes për të zvogëluar peshën e avionit.

Askush nuk u lëndua gjatë fluturimit të UB-103 në Mandalay, Myanmar, të dielën, i cili u bë fluturimi i dytë për të ndeshur probleme në vend në më pak se një javë.