‘Mbyteni...’, ish-deputeti tregon, 'Ja çfarë u tha policëve drejtuesi i FNSH kur arrestoi Dollapin'

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë versionin e tij në lidhje me dhunën që Policia ushtroi ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Në emisionin ‘Opinion’, Alibeaj tha se drejtuesi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u tha efektivëve “Mbyteni” për Dollapin

 “Policia e ka identifikuar që ishte ai, në të gjitha protestat ka mbajtur të gjitha korrespodencat me policinë. Ky akt donte të tregonte që policia do ushtronte dhunë dhe ndaj zyrtarëve politikë. Arben Baro i thotë policëve: Mbyteni! Se duhet të çonte deri në fund porosinë e Sandër Lleshaj. Jo vetëm që ia hoqi kundragazin, por… E identifikoi e dinte kush ishte. Mbyteni… dhe iu vërsulën. Donte të vazhdonte demonstimin e forcës”, theksoi Alibeaj.

Ai tregoi dhe gjendjen e vështirë shëndetësore të zotit Dollapi, për të cilin tha se ka bërë një operacion në këmbë, ka dhe problem me zemrën. 

Alibeaj tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Një koment e pati dhe për ndërkombëtarët.

“Janë pjesë e qenësishme e politikes së këtij vendi. Do ti informojë për çdo gjë deri në artikulimet periferike se si është realiteti sot. Është detyra jonë. Do jetë e vështirë nga investimi shumë dimesional i Ramës për të krijuar një fasadë, jo të vërtetë siç është realiteti”.