I tmerruar nga cunami i qytetarëve/ Rama fshihet në bunkerin e Enver Hoxhës

Kur kanë mbetur edhe rreth dy orë nga protesta e pestë kombëtare e Opozitës së bashkuar, dalin detaje të reja se nga do e ndjekë kryeministri Edi Rama.

Sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, kreu i qeverisë ka braktisur edhe vilën e tij në Surrel për tu fshehur në një prej bunkerëve të Enver Hoxhës në Zall Herr të Tiranës.

“Dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë kanë hyrë ose po vërshojnë drejt Tiranës! Edvini i tmerruar nga Cunami ia mbathë nga Surreli në bunkerin e Enverit në Zall Herr! Frikë, tmerr! Rama ik! Fitore!”, shkruan  Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se, protesta e opozitës starton në ora 18:30.