FOTO-VIDEO/ Shoferi filmohet duke shkelur mbi makinë ndërsa brenda saj ndodhet një fëmijë

Një automobilist i tërbuar u hodh mbi një makinë duke thyer xhamat me këmbët ndërkohë që një fëmijë i vogël thuhet se ishte ulur në pjesën e pasme të automjetit që u sulmua.

Shoferi u kap në kamera teksa sulet si i tërbuar mbi makinën në të cilën brenda ndodhej edhe një fëmijë i vogël.

Incidenti besohet të ketë ndodhur pranë Sandbrook Park në Rochdale, Manchester, dhe pamjet u ngarkuan në Facebook të shtunën.

Sulmuesi pastaj kthehet në makinën e tij ndërsa një nga personat që po filmon duket se thërret për të njoftur policinë.

Shumë nga njerëzit të cilët kanë parë këtë video në facebook kanë reaguar në forma të ndryshme përmes komenteve e shumica duket se urojnë që policia ta identifikojë sa më parë këtë person dhe ta arrestojë sa më parë atë.