VIDEO/ Tifozët nuk përmbahen, festë e ‘çmendur’ për fitimin e trofeut

Të shtunën në mbrëmje, skuadra e PAOK-ut ka mundur AEK-un në finalen e Kupës së Greqisë.

Para disa javësh skuadra e Selanikut, fitoi kampionatin, ndërsa tani Kupën, duke dominuar në këtë sezon futbollin helen.

Në qytetin verior të Greqisë është bërë një festë e madhe në rrugët dhe sheshet kryesore.

Tifozët e kësaj skuadre njihen për pasionin e madh, që kanë për klubin që mbështesin.

Pamjet e mëposhtme janë bërë virale në rrjet dhe janë transmetuar në mediat kryesore greke dhe ato ndërkombëtare.