Identifikohen hajdutët e banesës së kunatit të Bashkim Finos

Tre të rinj dyshohet se janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit Skënder Xhami, ngjarje e ndodhur me 7 maj 2019. Ky i fundit eshte kunati i Bashkim Finos.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët të moshës 29, 19 e 15 vjeç. Mësohet se të tre janë banues në Librazhd, por për arsye hetimore policia nuk bën me dije gjeneralitetet e tyre.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Xhami, ku kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri.

Veprimet  proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë menjëherë sa policia ka marrë njoftim për  ngjarjen e ndodhur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor si dhe për kapjen e autorëve.