Bie në lumin e Bistricës, nuk gjendet trupi i 55-vjeçarit

Një 55-vjeçar është raportuar i humbur dhe dyshohet se ka rënë në lumin e Bistricës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen  e djeshme në Sarandë.

Policia thotë se 55-vjeçari me iniciale A. Sh., dyshohet se po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh kur u rrëzua në lumë.

Gjatë këtij momenti, ai ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçar.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se babai ka qenë nën efektin e alkoolit kur u rrëzua në lumë.

Në orët e mbrëmjes të së dielës nisën kërkimet për gjetjen e trupit të 55-vjeçarit, por ende nuk është gjetur. Kërkimet e autoriteteve janë ende në vijim.