Roma fitore të madhe ndaj Juventusit, shpresë për Championsin

Roma marrë një fitore të rëndësishme përballë Juventusit në “Olimpico” në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Kjo fitore i jep edhe më shumë shpresë ‘romakëve’ për të siguruar një vend në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënoi fillimisht Cristiano Ronaldo, gol që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Për vendasit shënoi Florenzi (79’) dhe Dzeko (90’), ndërsa pas fitores Roma pozicionohet në vendin e 6-të me 62 pikë.