Grabitet banesa e kunatit të Bashkim Finos/ Ikin miliona lekë, por policia...

Kunati i deputeti socialist Bashkim Fino ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Librazhdit.

Ngjarja ka  ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia.

Banesa në fjalë i përket shtetasit Skënder Xhani, kunati i deputetit dhe ish-kryeministrit të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur në lagjjen ‘Ushtaraku’, ndërsa raportohet se, shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë.

Skënder Xhani njihet si një biznesmen në qytetin e Librazhdit, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.