VIDEO/ Lulzim Basha thirrje të fuqishme për protestën e nesërme: Asnjë hap pas

Ditën e nesërme opozita e bashkuar dhe qytetarët do të jenë sërish para kryeministrisë për protestuar.

Pavarësisht dhunës policore në protestën e djeshme, opozita duket e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës së saj.

Këtë e thotë edhe lideri i saj, Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën thirrje për pjesëmarrje masive.

“Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e nesërme nis në ora 18:30.