Arijanet Muric, shqiptari i parë që e fiton Premier Leaguen

Pas fitores ndaj Brighton, Manchester City u shpall zyrtarisht kampion për sezonin 2018/19 në Angli.

Në titullin e dytë radhazi të ‘Qytetarëve’ ishte pjesë edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

20-vjeçari është bërë shqiptari i parë që ka arritur ta fitojë trofeun e Premier Leagues.

Ylli kosovar gjatë gjithë sezonit ka qenë pjesë e stolit rezervë, pasi Ederson ishte portieri i parë duke kaluar një formë të mrekullueshme.