Rama: Nuk pati dhunë më 21 Janar/ Al Jazera: Gënjeshtër, ja pamjet tronditëse

Sipas kryeministrit Edi Rama, protesta e djeshme e opozitës nuk mund të krahasohet me 21 janarin, pasi atëhere nuk u përdor dhunë si në protestën e fundit.

“Nuk është vënë zjarri në derën e Kryeministrisë në atë kohë, mund të jetë hedhur ndonjë kapsollë se në atë kohë nuk ishin as të ndaluara. Por nuk më rezulton mua, që edhe një makinë e djegur andej. Nëse do kishte zjarr këtu selia e PS do ishte djegur në atë kohë”, tha Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Por pamjet e mëposhtme, të transmetuara nga mediat ndërkombëtare për 21 janarin, ditë kur protesta e mbajtur nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Rama pati akte të njëpasnjëshme dhune dhe përdorimi zjarri, tregojnë krejt të kundërtën.