Përfundon java e 33-të në Kategorinë Superiore, ja rezultatet dhe surprizat!
U luajtën sot 4 sfidat e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.
Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ku të kuqtë arritët të triumfonin me rezultatin 2-1.
Dopieta e Çinarit i dhuroi fitoren skuadrës së Gegës, ndërkohë që për Tiranën realizoi Greca.
Nuk munguan surprizat në sfidat e tjera, Teuta mposhti me rezultatin 1-2 Skënderbeun, duke e nxjerrë nga “lufta” për Europën. Ndërsa Luftëtari mposhti me përmbysje 3-2 Kukësin.
Sfida tjetër mes Kastriotit dhe Flamurtarit përfundoi me triumfin 2-0 të krutanëve.
Ja rezultatet e javës së 33-të në Superiore:
Kastrioti 2 - 0 Flamurtari
Luftetari 3 - 2 Kukesi
Partizani 2 - 1 KF Tirana
Skënderbeu 1 - 2 Teuta