Dështimi i Liverpul/ Analiza epike e ‘Buzhalës së Barcelonës’ nga Kosova

Gazetari kosovar, Berat Buzhala është një tifoz në kufijtë e sëmundjes me Lionel Mesin dhe Barcelonën.

Buzhala përveçse guximit dhe logjikës si gazetar, njihet edhe si një idhnak që nuk ka limite në kuptimin e mirë të fjalës.

Pas “doktorantit” Kadri Veseli, sot fatin e keq t’i përvishet me “fakte historike” e ka pas Liverpuli i Jurgen Kloppit, vetëm se kjo e fundit eliminoi turpshëm Barcelonën.

Ja çfarë shkruan Buzhala:

Heren e fundit kur ka fitu Liverpooli ne Premier Lige

- Muri i Berlinit edhe me tutje ka ekzistu;
- Jugosllavia ka ekzistu si shtet;
- Ato dite eshte themelu Lidhja Demokratike e Kosoves;
- Isa Mustafa ka qene minister ne qeverine e Jusuf Zejnullahut;
- Hashim Thacit ka qene ne LDK;
- Adem Demaci edhe me tutje ne burg;
- Flamuri i Kosoves ka qene me shqiponje dhe me ylli anash;
- Shqiptaret e Kosoves kane mundur te levizin pa viza per ne Gjermani dhe Evrope;
- Ramiz Alia ka qene President i Shqiperise;
- Bashkimi Sovjetik ka ekzistu si shtet;
- Paten fillu protestat per demokraci ne Kine (paten deshtu);
- Me shume ka pase turista greke ne Kosove se sa anasjelltas;
- Ne kete hark kohor titullin e ka fitu njehere Leicester City dhe njehere Blackburn Rovers.  

Mirepo pergjate ketyre viteve Liverpool asnjehere nuk ka qendruar duarkryq. Vazhdimisht ka marre pjese ne gara. Madje ne disa raste per pak nuk e ka fitu ligen, sikurse qe ishte rasti kete vit. 

Sido qe te jete, ne pikepamje historike 29 vjet nuk jane shume. Ne edhe me tutje mburremi me Skenderbeun i cili ka jetuar para 500 e kusur vjeteve.