Basha: Duhet të shemben dosja '339' dhe '184' që të ndërtohet vendi

Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai është shprehur se Rama po kontrollon në mënyrë absolute parlamentin. Për të ardhur në pushtet në 2017, sipas Bashës Rama fshehu një document zyrtar.

Basha ka komentuar edhe dosjen 339 dhe 184, të cilat sipas tij duhet  të hetohen por gjykatën po mundohet ta blejë Rama, kështu vendi nuk ndërtohet dotë.

“Edi Rama sot kontrollon në mënyrë absolutete parlamentin. Kontrollon statuset e ‘Facebook’  dhe kontrollon Gjykatën e lartë. E gjitha kjo ka ndodhur për një arsye të të fshehtë. Kur e thamë këtë në vitin 2017 nuk na e besuan dhe  Edi Ramës i dhuruan  pushtetin. Me kriminelët Rama ndau tenderat, pushtetin dhe krimin e organizuar. Me ta Rama e kosideroi bazën e pushtetin me drogën, kanabisin drejt vendeve perëndimore. Ndërsa Rama fshehu një dokument zyrtar që tregon se si erdhi në pushtet në 2017. Me ta Rama erdhi në krye, duke vjedhur vota, me krimin e organizuar. Dosja 339  dhe 184 janë themeli që Rama ka organizuar këtë ngrehinë. Duhet të shemben këto që të ndërtohet vendi. Ndaj që të hetosh 339 dhe 184 duhet gjykata, të cilën Rama po mundohet ta blejë. Gjiknuri duhet të ishte i dënuar, Taulant Balla duhet të ishte i pandehur. Ulsi Manja duhet të ishte në burg në rolin e tij në blerjen e Dibrës. Në këto zgjedhje  ama po mundohet  që kryetarët e bashkive të jenë në duart e tij dhe kriminelëve dhe jo qytetarëve”, tha Basha.