Paloka paralajmëron Ramën dhe Lleshajn: Do mbani përgjegjsi personale për dhunën ndaj qytetarëve

Nënkryetari demokrat Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre pasi në të kundërt vendi do kthehet në një diktaturë, më e keqe se e komunizmit.

Paloka paralajmëroi Ramën dhe Ministrin Lleshaj se do të përballen edhe me përgjegjsi personale dhe jo vetëm shtetërore për dhunimin e qytetarëve.

Ai tha se Sahit Dollapi ka qënë dje një nga njerëzit që u përpoq më shumë se kushdo të ruante policinë, dhe e parë se cfarë ndodhi.

Ja deklarata e Palokës

Kjo nuk është polici e shqiptarëve, por e Ramës dhe e krimit

Sahit Dollapi ka qënë dje një nga njerëzit që u përpoq më shumë se kushdo të ruante policinë, dhe e parë se cfarë ndodhi.

Kjo është polici që merr urdhra nga Rama e Lleshi për të dhunuar qytetarët, që kanabizoi vendin.

Këtu nuk ka as prokurori, as gjykata.

Ose qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre ose vendi do të kthehet në diktaturë, më e keqe se ajo e komunizmit.

Ta dinë Rama e Lleshi se nuk do e kenë të lehtë përballjen qytetare.

Ata do të kenë edhe përgjegjsi personale për këto që kanë bërë.