Franca paralajmëron Britaninë: Nuk ka shtyrje të Brexit

Brexit ka futur në një udhëkryq jo vetëm Britaninë por edhe Bashkimin Evropian. Si një ndër vendet më me forcë në BE, Franca ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se nuk do l;ejojë një shtyrje tjetër të Brexit pas 11 tetorit.

“Nuk duhet të sharrojmë në shtyrje të përsëritura, kjo është e sigurt”, tha një këshilltar i presidentit francez të premten. Këshilltari i tha një agjencie të lajmeve: “Porosia jonë është e qartë. Një zgjidhje duhet të bëhet deri më 31 tetor”.

Zyrtari i lartë nuk e përjashtoi kategorikisht një shtyrje tjetër dhe tha se shpreson që bisedimet mes qeverisë dhe opozitës britanike do ta sigurojnë një shumicë të dobishme për kryeministrën që ta miratojë marrëveshjen e saj përmes kuvendit.

Sidoqoftë, në Bruksel duket se po e shqyrtojnë mundësinë e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. Në një intervistë për një gazetë polake, Donald Tusk tha se Britani e Madhe ende e ka derën e hapur për të qëndruar në Bashkimin Evropian.