FOTO/ OSBE ndryshon mendje, dy reagime të ndryshme brenda 10 minutash

Zyra e prezencës së OSBE-së në Tiranë ka dhënë dy reagime mbrëmjen e sotme në lidhje me protestën e opozitës. 

Nëse në reagimin e parë u treguan të njëanshëm dhe të ashpër ndaj protestuesve opozitarë, në reagimin e dytë, zyra e OSBE-së duket se zbut qëndrimin e saj.

Dy reagimet e OSBE janë bërë në intervalin kohor të 10 minutave.

Reagimi i parë:

Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.

Reagimi i dytë:

Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.