Dhunimi i Sahit Dollapit, reagon Meta: Të dërgohet në spital, jo në qeli

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi.

Meta bën thirrje që Sahit Dollapi të dërgohet në spital, jo në qeli.

Reagimi i plotë:

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde.

Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici.