FOTO/ Gazi helmues i policisë, studentja norvegjeze në gjende të rëndë në spital

Dhunës policore dhe përdorimit pa kriter të gazit lotsjellës dhe helmues nuk i kanë shpëtuar edhe të rinjtë evropianë që ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të European Democratic Students.

E reja norvegjeze, sekretarja e përgjithshme e EDS, Sara Jurik, ndodhet në gjende të rëndë në spital pas sulmit me gaz që policia u bëri protestuesve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan kriminal aktin e policisë.

“E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha në Facebook.