Meta thirrje Policisë: ‘Evitoni përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve’

Presidenti Meta ka reaguar sërish duke kërkuar që palët në protestë të jenë të vetëpërmbajtura. Nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, Tedi Blushi, Meta ka lëshuar këtë thirrje

‘Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve.”, reagon Meta.