VIDEO/ Dhuna shtazarake ndaj Sait Dollapit, Berisha: Shpagim personalisht ndaj Ramës

Pas dhunës dhe arrestimit të paligjshëm të sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha i quan policët kafshë që vërsulen shtazërisht mbi Dollapin.

Ish-kryeministri shkon më tej teksa thotë se, vetë kryeministri Edi Rama do të paguajë për këtë akt.

“Kafshët që vërsulen shtazërisht mbi sekretarin organizativ të PD Sait Dollapi! Shpagim, shpagim personalisht ndaj Edvin Krimit”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.