FOTO/ Reagon ambasada amerikane, i bën thirrje qeverisë për vetëpërmbajtje

Ambasada amerikane në Tiranë reagon lidhur me protestën e Opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo dënon aktet e dhunës dhe u apelon palëve për vetëpërmbajtje.

Sipas saj, dhuna është thellësisht jodemokratike dhe si e tillë duhet të ndalet.

“ Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.