Basha i vendosur: Rama është bërë njësh me krimin, duhet të shporret

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, në një prononcim për Neës 24, tha se tashmë protesta është shprehje e vullnetit të qytetarëve për të mos u bërë njësh më krimin.

“Rama është bërë njësh me krimin e kriminelët dhe se populli shqiptar i përket Europës. E vetmja rutinë që duhet të shporret nga Shqipëria është rutina e kryeministrit të lidhur me krimin dhe kriminelët gjithçka tjetër është shprehje e vullnetit të qytetarëve për të mos u bërë njësh me krimin. Populli shqiptar i përket Europës dhe çdo përpjekje për ta larguar nga Europa do ketë betejën më të vendosur dhe më madhe. Dëgjojeni zërin e qytetarëve”, tha Basha.