VIDEO/ Atalanta po fiton me Genoan, Berat Gjimshiti jep asistin e golit të dytë

Atalanta është duke fituar 2-0 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 36-të të Serie A dhe momentalisht ndodhet në vendin e tretë të renditjes.

Bergamaskët kanë shënuar të dy golat e tyre në pjesën e dytë, ku në të dytin, vendimtar ishte Gjimshiti, me asistin që dhuroi për Castagne.

Mbrojtësi shqiptar, gëzon një formë të shkëlqyer këtë fund sezoni, duke ndihmuar shumë skuadrën e tij për një biletë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë golin e parë e shënoi Barrow, për skuadrën e drejtuar nga Gasperini.