Shkatërrohet plotësisht, makina luksoze rrokulliset nga shkëmbi, ndalon mbi urën e fshatit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Elbasan.

Një mjet tip ‘ML 320’ ka dalë nga rruga në fshatin Griqan, Njësia Administrative Labinot Fushë dhe ka përfunduar në urën e fshatit Griqan i Sipërm.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur viktima dhe të lënduar, ndërsa mendohet se shkak për këtë aksident të jetë pakujdesia e shoferit ose shpejtësia jashtë normave të lejuara.