Kryebashkiaku i Rilindjes që fantazonte për Afërditën, ndërsa varrosej Dëshmorja e Atdheut

Dje, ndërsa gjithë Shqipëria ndiqte me sy të përlotur homazhet në nderim të Dëshmores së Atdheut Zarife Hasanaj dhe ishte shpallur zi kombëtare, në njërën prej bashkive socialistë të vendit festohej!

Bashkia e Belshit e drejtuar nga Arif Tafani, organizonte Festën e Afërditës, me lojëra popullore, me aktrime, festival dritash.

Ç’absurd! Ç’fyerje! Ç’mungesë ndjeshmërie! Për shkelje ligji nuk po flasim...

Sikur Arif Tafani, që ëndërron të fitojë sërish edhe një mandat tjetër, të kishte bërë më minimalen në nisje të këtij festimi për Afërditën, ndërsa varrosej Dëshmorja e Atdheut, të solidarizohej me një shprehje të vetme, mbase do të ishte deri diku i justifikuar. Po nuk ndodhi! 

Edhe në vazhdim, larg asaj që po ndodhte në Tiranë dhe kishte prekur zemrat e gjithkujt, Tafani me sytë errur, nën ethet e dyshimit nëse Rama do ta rikandidonte, ka vazhduar me entuziazëm, publikimin e festimeve për Afërditën!!! /SYRI.NET