Rama: Klodian Tanushi, dëshmor i atdheut dhe shembull i sakrifikës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta edhe të Majorit Klodian Tanushi, vrarë nga shpërthimi i minës gjatë misionit në Letoni. Majori ndërroi jetë mbrëmjen e 10 majit, pikërisht në ditën kur u varros me ceremoni shtetërore, kolegia e tij e vrarë bashkë me të në mision, Zarife Hasanaj.

"Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi, ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s'u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura", shkroi Rama në Twitter.