FOTO/ Elita bën ndryshimin drastik në pamje dhe as Gjiko nuk po e njeh dot: 'Gru a je ti?'

Elita Rudi është një ndër femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar.

Ajo së fundmi është bërë nënë dhe sërish është shfaqur në super formë. Sot moderatorja e njohur ka postuar një foto, të cilën mund të themi se na u desh ta shihnim dy herë për të kuptuar që ishte Elita.

Moderatorja ka bërë një ndryshim drastik, duke u kthyer nga brune siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë, në bjonde. 

Duket se nuk jemi të vetmit që mezi e njohëm moderatoren pasi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko ka lënë një koment epik:

"Gru a je ti?", ka shkruar reperi.