Napoli vë në shënjestër mbrojtësin spanjoll, kushton 40 milion euro

Napoli ka vënë në shënjestër mbrojtësin anësor të Benficës, Alex Grimaldo, pasi ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

23-vjeçari spanjoll është rritur në akademinë e Barcelonës dhe prej vitit 2015 luan te Benfica, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.

Drejtuesit e klubit napolitan do të tentojnë të ulin çmimin, para se të mbyllin marrëveshjen dhe ta vënë mbrojtësin e majtë në dispozicion të Ancelottit.