Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni/ Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë

Ka ndërruar jetë efektivi Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s.

Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.

Pas lajmit të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ja çfarë shkruan kreu i shtetit:

"I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!"