FOTO/ Sozia e Sidrit Bejlerit befasoi sot shqiptarët! Do të mbeteni pa fjalë, shikoni çfarë bën Zoti...!

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Land Kademi, i cili pas më shumë se 15 vitesh në skenën shqiptare, ka sjellë këngën e tij të parë, “Edhe pak lule”.

Teksa ka ardhur në studio, shumë njerëz i kanë dërguar mesazh Arian Çanit se Landi ngjan shumë me këngëtarin e njohur Sidrit Bejlerit. Ajo që i befasoi të gjithë, pasi në të njëjtin moment që Landi ishte i ftuar te “Zona e Lirë”, vetë Sidriti ishte “live” në një emision bamirësia në një televizion tjetër shqiptar.

Ngjashmërinë e madhe e ka pohuar edhe vet Landi dhe ka treguar se shumë persona e kanë ngatërruar me të.

“Ka shumë të forta me këtë historinë e Sidritit, atë e kam pas shokë klase dhe në atë kohë ai ka pasur shumë flokë, ndërsa më pas i preu flokët. Pastaj, Sidriti u bë copy-paste me mua. Unë në vitet 1998-2000 i kam bërë flokët zero”, ka thënë Landi.

Ju kujtojmë se Landi është një këngëtar i njohur, i cili ka qenë një ndër zërat më argëtues që kanë kaluar ndonjëherë në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit, ku ka punuar për shumë vite.

Ai sonte ishte te “Zonë e Lirë” për të folur rreth këngës së tij të parë, të titulluar “Edhe pak lule”, një këngë që pritet të ketë sukses këtë verë.