MEMET E NJË MUAJI/ 'Të dashur Rilindas! Ky është racioni i atyre 30 ditëve që nuk kemi folur bashkë'

Për një muaj u bllokua nga qeveria duke mos patur mundësi të postojë memet e tij të famshme në Facebook, por sot pas rikthimit normal të profilit të tij, Genc Sejko publikon të gjitha ato që do të kishte postuar nëse nuk do të ishte sulmuar.

“Të dashur Rilindas! Ky është racioni i atyre 30 ditëve që nuk kemi folur bashkë”, shkruan Sejko duke publikuar edhe një seri memesh që bazohen te ngjarjet më të bujshme të muajit të fundit.