Kur te habit Lejla!

Ndonjë fjalë për provokuesit ndaj protestuesve, ke ndonjë llaf Lejla apo ç’ne, nuk duhet. Akoma nuk e ke dënuar aktin kriminal dhe terrorist të organizuar nga Policia e Shtetit me makinën që iu vu flaka natën nga agjentë dhe banditë në bashkëpunim me njëri tjetrin, që mund të shkaktonin dhjetëra viktima po të mos ishin treguar të vëmendshëm organizatorët e protestës.

Por për helmin që hedh policia e Lleshit nuk kishe asnjë fjalë Lejla?!

Po për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve nuk gjeta asnjë rrokje? Po për heqjen e dritave gjatë zhvillimit të protestës nga kriminelët që qeverisin me një skenar që mund të sillte pasoja të rënda nuk ke asnjë fjalë?! Me habit shumë.

Se je edhe kështu si e majtë një pyetje: ajo ANTIFA në SHBA që bën dhunë ndaj jo vetëm institucioneve, por edhe ndaj njerëzve të thjeshtë se mbajnë një kapele me shkrimin Trump ose MAGA si e cilëson?

Kjo deklaratë është sikur e ka bërë Edi dhe jo ambasada e mbrojtjes së vlerave dhe demokracisë. Herë, herë më dukeni sikur jeni ambasada e Venezuelës.

Po Guaido atje kur mbledh protestuesit dhe bën edhe dhunë si quhet nga Pompeo, shefi yt direkt??? Demokrat apo anarkist? Kështu e dashur Lejla mendoj të lexosh raportin e DASH për Shqipërinë dhe të dalësh të bësh ndonjë koment pikërisht rreth atij raporti.

Mos u merr me deklarata të tilla se na ngjan sikur je bërë zyre PR e Rilindjes jo e Shteteve të Bashkuara.

Unë si pro amerikan edhe trumpist dhe sovranist këto deklaratat e tua nuk i marr as në ... se nuk më hyn në pune as atje.

Lejla, në shqip quhet ngjyra e Rilindjes. Thua të ketë lidhje kjo me deklaratat e tua?! Une nuk e besoj!

Kështu Lejla nesër dil ne tarracën e Kryeministrisë dhe hidh bomba me ushtarët e Lleshit kundër protestuesve se vetëm kjo të ka ngelur!