Fasadë apo i marrë? Rama e përcjell i gëzuar Zarifen për në banesën e fundit

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ‘Dëshmorja e Atdheut’ Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare që humbi jetën në Letoni, gjatë kohës që ishte me mision atje.

Ceremonia është transmetuar live në ekranet dhe në rrjetet sociale.

Por ajo që ka rënë në sy është mënyra se si Edi Rama e ka përcjellë Zarifen.

Në faqen e tij në Facebook, gjatë kohës që ishte duke transmetuar ceremoninë, Rama kishte vendosur ikonën që përdoret për raste gëzimesh e jo hidhërimesh, siç edhe mund ta shikoni në foton e mëposhtme.