FOTO/ Zbulohet formacioni me ndryshime i Partizanit në derbin ndaj Tiranës

Të dielën në orën 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” të mbushur plot e përplot do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Trajneri Skënder Gega, për gjatë gjithë pjesës së dytë të sezonit, ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, si pasojë e dëmtimeve apo pezullime lojtarësh.

Kjo praktikë do të ndiqet edhe në derbin e së dielës, pasi dihet se grupi nuk është i plotë. Në dallim nga transferta e Vlorës, mbrojtja do të jetë e konsoliduar për Tiranën. Belica është kthyer pas tragjedisë familjare, ku humbi babanë. Nga ajo që është parë në këto seanca të para për derbin, duket se Lum Rexhepi dhe Sodiq Atanda do e nisin së bashku ndeshjen.

Rexhepi po provohet në qendër të mbrojtjes me Belicën, ndërsa nigeriani do të përparojë në mesfushë. Në vend të Asanit të pezulluar parashikohet të luajë Erald Çinari, i cili ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit.

‘Panorama Sport’ ka zbuluar formacionin e mundshëm të Partizanit në derbi: