‘Calciomercato’ zbulon trajnerin e ri të Juventusit, një emër i madh!

Pas qëndrimit 5-vjeçar, Massimiliano Allegri pritet t’i ndajë rrugët me Juventusin.

‘Calciomercato’ shkruan se "Zonja e Vjetër" po përgatitet për largimin e trajnerit italian për të sjellë në Torino një emër të madh, raporton SYRI.net.

Bëhet fjalë për Pep Guardiolën i cili shihet si trajneri ideal për të sjellë trofeun e Champions Leagues te Juventusi.

Emra tjerë në listën e bardhezinjve janë edhe Antonio Conte, Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps.

Sipas zërave të merkatos, Allegri pas largimit nga Juventus karrierën do ta vazhdojë në Francë te PSG-ja, për të zënë vendin e Thomas Tuchel.