VIDEO/ Për herë të parë në botë një ekspozitë me grabitqarë robotë

Trembëdhjetë grabitqarë robotikë kanë ardhur në kopshtin zoologjik të Chesterit, SHBA, për t’i paraprirë të parës ekspozitë në botë të një lloji të tillë.

Këta gjigantë të frikshëm robotikë u dërguan në kopshtin zoologjik me kamionë pasi përshkuan me anije Atlantikun.

Duke paraqitur ujkun famëkeq, një nga grabitqarët më të frikshëm të kësaj bote, një ari gjigant 12 të lartë dhe një tigër të frikshëm me dhëmbë të gjata, kafshët gjigante të pa shfaqura kurrë më parë në një formë të tillë do të shfaqen për herë të parë kur ekspozita me mega grabiqarët do të bëjë një hapjen përmes një eventi botëror në 26 maj.

Duke mbuluar 200 milionë vite histori, shfaqja e re përmban tetë super-gjuetarë të krijuar posaçërisht si dhe pesë dinozaurë të cilët kanë madhësinë reale që kanë pasur dikur.

Më i madhi nga modelet robotike të jetës për të arritur në kopshtin zoologjik është megalodoni, një lloj peshkaqeni gjigant, i cili është zhdukur prej më shumë se dy milionë vitesh dhe ka një gojë në madhësinë e një veture. 

Drejtuesit në kopshtin zoologjik shpresojnë se duke shfaqur speciet spektakolare në ekspozitë ata do të nxjerrin në pah një mesazh më serioz: (se zhdukja është përgjithmonë).

Çdo vizitë në grabitqarët do të mbështesë kopshtin zoologjik në misionin e tij për të parandaluar zhdukjen e specieve të kërcënuara në mbarë botën. /f.h/SYRI.net.