Hazard po kërkon largimin drejt Realit, tifozët e Chelseas bëjnë veprimin emocionues

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer largimin e Hazard drejt Real Madridit.

Belgu është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe është lodhur duke luftuar gjithnjë për trofe të dorës së dytë dhe duke mos qenë as pretendentë për titull në Angli.

Së fundmi në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit në Europa League, tifozët e Chelseas i kanë shprehur hapur dashurinë Hazardit.

Tifozeria blu shpalosi një baner të madh ku i kërkonte Hazardit qëndrimin. 28-vjeçari me shumë mundësi është prekur nga ky gjest i tifozerisë së tij, por vështirë që të ndryshojë mendim.