VIDEO/ ‘Të ndryshojmë imazhin e shqiptarëve në botë’, djali i Olldashit flet në takimin me Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.

Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veccanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Ja fjala e plotë e djalit të Olldashit në këtë takim

Dua të falenderori shume EDS, studentët demokratë europianë për vlerësimin e veçantë që i kanë bërë shqipërisë duke ardhur për herë të parë këtu. Dhe mendoj se sot është një ditë shumë e gëzuar si për EDS ashtu edhe për forumin rinor të Partisë Demokratike sepse është një vlerësim shumë i madh.

Si anëtarë të EDS dhe nga vende te ndryshme të Europës mund të themi së përshtypja e parë për Shqipërinë pa ardhur në Shqipëri nuk është aq e mirë dhe këtë vumë re dje kur u takuam bashkë dhe unë mendoj se qëllimi i rinës sidmos qëllimi i rinisë demokrate shqiptare është që nëpër botë dhe sidomos në Europë të ndryshojë rrënjësisht mënyrë se si europiane mëndojnë dhe flasin për shqiptarët.

Shqiptartë nuk janë të këqinj, shqiptarët janë të mirë, po aq të mirë në mos më të mirë se europianët