ZYRTARE/ Pas operacionit, zbulohet sa do mungojë Suarez

Luis Suarez i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë, ku ka pasur shqetësime nga një inflacion në menisk.

Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë pushim për 4-6 javë sipas deklaratës së Barcelonës. Në këtë mënyrë Suarez ka humbur dy ndeshjet e fundit për La Liga, atë ndaj Getafe dhe transfertën ndaj Eibar, si dhe finalen e Copa del Rey që do të luhet ndaj Valencia më 25 maj.

Suarez këtë sezon është shpallur golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër, pas Lionel Messit.