FOTO/ Zbulohet dinozauri i ri fluturues në Kinë

Një specie e re e dinozaurëve me krahë të ngjashme me lakuriqët e natës janë zbuluar në Kinë, duke hedhur dritë mbi origjinën e fluturimit dhe se si dinozaurët evoluan në zogj, shkruan sot CNN. 

Mbetjet e fosilizuara të dinozaurëve u gjetën në Liaoning, në verilindje të Kinës, në vitin 2017 dhe fillimisht e hutuan Min Wangun, një paleontolog kinez dhe autor kryesor i një studimi të botuar këtë javë duke e përshkruar dinozaurin e ri.

Wang thotë se nuk ka gjasa që dinosauri i vogël, i cili do të ishte 32 centimetra (rreth 1 këmbë) në gjatësi dhe peshonte rreth 306 gramë, do të kishte qenë në gjendje të përplasë krahët e tij.

Quhet: (Ambopteryx longibrachium).

"Nuk ishte as zog as dinozaur”, tha Wang. Por studimi i mëtejshëm tregoi se ishte në fakt një dinozaur i vogël, unik dhe me krahë me membranë.

Fosili 163 milionë-vjeçar është vetëm i dyti për të treguar një dinozaur me krahë edhe pse kjo karakteristikë shihet në ketrat fluturues të prehistorisë apo edhe në zvarranikët fluturues.

I vetmi dinozaur tjetër me këtë tipar ishte ‘Yiqi’, i cili u përshkrua në 2015, dhe u debatua shumë nga paleontologët./f.h/SYRI.net.