Më i pasuri i botës do të nisë anije kozmike drejt Hënës

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, ka njoftuar se do të dërgojë një anije kozmike në Hënë, shkruan sot Sky News. 

Manjati i Amazon tha se kompania e tij hapësinore "Origjina Blu" do të lëshojë një anije robotike pa pilot në madhësinë e një shtëpie.

Njohur si ‘Hëna Blu’, anija kozmike është në gjendje të mbajë katër sonda dhe përdor një motor raketë të sapo projektuar.

Z. Bezos i tha një auditori në Uashington se firma e tij hapësinore mund të ndihmonte gjithashtu NASA-n të përmbushë objektivin e saj për të vendosur astronautët në Hënë deri në vitin 2024.

Ai tha: "Ne mund të ndihmojmë në përmbushjen e misionit sepse projekti filloi tre vjet më parë”.

"Është koha për t'u kthyer në Hënë, këtë herë për të qëndruar".

Miliarderi shpalosi një model të një prej sondave të propozuara të ‘Hënës Blu’, e cila ishte përafërsisht madhësia e një karroce golfi dhe paraqiti një motor të ri raketash.

‘Origjina Blu’ po zhvillon raketën e saj të re ‘Shepard’ për udhëtime të turizmit të shkurtër në Hapësirë dhe një raketë nisëse të rëndë të quajtur ‘Neë Glenn’ për kontratat e nisjes së satelitit.

Ajo synon të nisë raketën ‘New Glenn’ deri në vitin 2021, ndërsa nisjen e njerëzve në një fluturim  më vonë këtë vit.

‘Origjina Blu’ gjithashtu ka diskutuar më parë një postë njerëzore në Hënë./f.h/SYRI.net.