VIDEO/ Kepa bën pritjen e vitit nga penalltia në Europa League, shikoni si e ndal topin!

Chelsea është kualifikuar në finale të Europa Leagues pas ekzekutimit të penalltive në ‘Stamford Bridge’ kundër Eintracht Frankfurtit.

Koha e rregullt dhe shtesa dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues, duke përfunduar me rezultatin 1-1.

Heroi i Chelsea ishte portieri Kepa Arizabalaga që bëri dy pritje ndaj skuadrës gjermane njëra prej të cilave ishte shumë interesante.

Bëhet fjalë për penalltinë e Martin Hinteregger, e cila po shkonte në mes të këmbeve të portierit të Chelsea, i cili bëri një ulje të vogël për të bllokuar këtë goditje me këmbën e djathtë.