Moti, rikthehen shirat në Shqipëri dhe në Kosovë
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të paqëndrueshme veriperëndimore të cilat do të rikthejnë rreshjet e shiut në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë gjatë ditës së diel dhe fillimin e javës.
Të premten moti do të jetë vranësira mesatare dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe Juglindore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 10/21°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 15/26°C