Qeveria shpall të premten Ditë Zie, por ja pse vendimi i marrë në orët e mbrëmjes nuk është serioz

Këshilli i Ministrave ka vendosur ta shpallë ditën e nesërme Ditë Zie Kombëtare, në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.
Sipas këtij vendimi, të gjitha institucionet shtetërore, do  të ulin flamujt në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.
Sigurisht që ky është një vlerësim për kontributin e një ushtarake, por ajo që të bën përshtypje është fakti se qeveria e ka marrë vendimin në orët e vona të mbrëmjes, vetëm pak orë para shpalljes Ditë Zie Kombëtare.
Ndërkohë që kishte 72 orë kohë për ta marrë një vendim të tillë.
Sigurisht që kjo tregon edhe njëherë mungesën e seriozitetit të një qeverie që ka humbur çdo shqisë të sjelljes së një qeverisje në një shtet normal.
Dhe sidomos kur bëhet fjalë për një moment të tillë sublim, ku serioziteti shtetëror duhet të ishte tejet i lartë.

Vendimi i qeverisë

Me vendim te Keshillit te Ministrave, dita e premte, date 10 Maj 2019 shpallet dite zie kombetare ne nderim te nentetares Zarife Muharrem Hasaj, rene ne krye te detyres gjate misionit te saj jashte vendit.

Sipas ketij vendimi, ne te gjitha institucionet shteterore flamujt do te ulen ne gjysmeshtize dhe ne oren 12 do te mbahet nje minute heshtje.