FOTO/ Valencia-Arsenal, formacionet zyrtare. Xhaka në fushë për finalen, Mustafi në stol

Valencia dhe Arsenali do të diskutojnë mes tyre biletën e finales së Europa League, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në orën 21:00 në “Estadio de Mestalla”, shkruan Syri.net.

Takimi i parë gjysmëfinal i luajtur në Londër ka përfunduar me rezultatin 3-1 për Arsenalit, kështu që spanjollëve u duhet të fitojnë 2-0 apo edhe me më shumë gola për t’u kualifikuar.

Tashmë gjithçka gati është për këtë sfidë dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Granit Xhaka është në fushë, ndërsa lojtari tjetër me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, është lënë në stol nga trajneri Unai Emery.